Konferenca e shtypit, Zidane dhe Perez

Zidane largohet nga Real Madrid: Momenti i duhur, ekipi ka nevojë për ndryshim

31 Maj 2018, 13:13| Përditesimi: 31 Maj 2018, 14:12

  • Share

Zinedine Zidane largohet nga pankina e Real Madrid. Pas 2 vitesh e gjysëm si trajner I Real Madrid ku ka fituar 9 trofe dhe 3 Champions League radhazi Zidane lë pankinën e Real Madrid si triumfator. Lajmi që ishte si një bombë për lojtarët e skuadrës dhe Presidentin Perez është zyrtarizuar nga vetë francezi në një konferencë për shtyp në Madrid.

Nuk do të jem më trajner i Real Madrid, ky është moment I duhur për të lënë skuadrën e cila ka nevojë për një ndryshim që të vijojë të fitojë. E di që ky është një vendim që tifozët nuk do e kuptojnë por mendoj se kjo është më e mira

Zidane

Ndërsa Presidenti Florentino Perez sqaroi se ishte një vendim i papritur edhe për të por ai mbështet vendimin e trajnerit. Zidane morri drejtimin e Real Madrid në 4 janar të vitit 2016-të dhe diti të triumfojë plot 9 herë me tre Champions League, dy Botërorë Klubesh, dy Superkupa Europe, një La Liga dhe një Superkupë Spanje. Ish-futbollisti Guti, trajneri i Tottenham Pochetino dhe ai i Gjermanisë Lëv janë kandidatë potencial për ta zëvendësuar.

Komento

Komente

  • Faik: 01/06/2018 03:04

    Ata që shajnë REALIN e MADRIDIT janë "TIFOZA të SËMURË" të HAJDUTËVE të JUVENTUSIT , që kanë 70 VJET që VJEDHIN dhe GRABISIN KAMPINATET në ITALI !!!! ZIDANE mori Vendimin e duhur , sepse në 3 VJET fitoi mbi 15 TROFE dhe që të gjitha me MERITË . ZIDANE tek REALI i MADRIDIT e ka DERËN e HAPUR kur të dojë ai vet. Tifozët e JUVENTUS janë të Çuditshëm dhe LLAFAZANË , mjafton të futesh në një pikë Bastesh në Shqipëri dhe të ndjekësh ndeshjet e Kampionateve , dhe pastaj do shikoni sesa të BEZDISSHËM dhe të Neveritshëm janë TIFOZËT e JUVENTUSIT !!! FORZA ROMA ! FORZA ROMA. RESPEKTE ANDO

    Përgjigju
  • vlora: 31/05/2018 21:00

    vendim mese i drejt sepse ekipi do shperbeht dhe zidani nuk ben dot percarje ate qe duhet t arrinte e beri me se miri bravo Zizu

    Përgjigju
  • akrepi: 31/05/2018 16:59

    Nje hajdut me pak Mire do te ishte te shkrihej Real Madrid Mafia Vetem atehere futbolli do shihte dite te bardha Ndryshe keq e me keq do te shkoje Tre Champions i grabiti, ne plan ka edhe 2 te tjera dhe po gjen teknikat se si tia arrije kesaj dite Do rrojme e do shohim cudira nga Kumbari perez dhe Madrid Mafia

    Përgjigju
    • vlora: 31/05/2018 20:58

      ik o debil se le nam sdi ca thua. ju bie ne dor juve te shkruani . vodhi champions thot sikur jan pula apo je mesuar me akuza kafesh ketu ne shqiperi

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?