Kronikë

Zjarr gjatë natës në Bogovë të Skraparit, flakët u favorizuan nga era dhe temperaturat! Vihen nën kontroll, rreth 100 forca në aksion

26 Gusht, 07:11| Përditesimi: 26 Gusht, 11:52

  • Share

Një zjarr ka rënë gjatë natës në Bogovë në Skrapar. Zjarri nisi në pjesën e sipërme të luginës dhe është duke e përhapur me shpejtësi, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.

Në zonë shkuan forcat zjarrëfikëse të Beratit, Poliçanit dhe Skraparit, forca të shumta policie dhe forca ushtarake nga Reparti i Ndërhyrjes së Shpejtë në Poshnje, të cilët bënë të mundur lokalizimin e flakëve dhe vënien e tyre nën kontroll.

“Situata po monitorohet nga forcat zjarrfikëse të qarkut”, tha Ministria e Mbrojtjes.

Forcat operacionale janë organizuar prej orës 5:30 të mëngjesit duke ndjekur vijën e zjarrit dhe siguruar perimetrin e jashtëm të saj.

Morën pjesë në aksion: 30 efektivë të FA, 22 forca dhe 7 mjete zjarrfikëse të qarkut Skrapar, Berat dhe Poliçan, 20 forca bashkiake, 5 nga Pyjorja dhe 15 nga shërbimet.


Lajmi kryesor:

Vijon zjarri në pyllin e Poros në Vlorë për të dytën ditë radhazi, era e fortë riaktivizon disa vatra


Xh.D/A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?