Zjarr gjatë natës në Dukat të Vlorës, digjen rreth 300 rrënjë ullinj! Dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm (VIDEO)

17 Shtator 2022, 07:28| Përditesimi: 17 Shtator 2022, 07:33

  • Share

VLORË- Edhe pse lamë pas stinën e verës sërish disa zona të vendit përfshihen nga flakët. Dukati i Vlorës është përfshirë sërish nga flakët gjatë natës dhe falë ndërhyrjes së zjarrfikësve është vënë nën kontroll. Zjarri në familjen Kushta në fshatin Dukat aktualisht është shuar dhe nuk rrezikon banesat. Megjithatë përballja me flakët ka qenë e madhe. Nga zjarri ka pasur dëme të shumta materiale dhe në habitat. Mbi 300 rrënjë ullishte janë djegur ndërsa mendohet se ka qenë i qëllimshëm.

Situata e zjarrit kulmoi për rreth 20 minuta pas mesnate, por u vu nën kontroll nga zjarrfikësit.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • miri: 17/09/2022 10:01

    Ky ERI flet si Enveri qe per cdo gje akuzonte sherbimet e huaja, Spanja, Italia dhe Greqia jane prodhuesit me te medhenj te vajit te ullirit ne BE dhe nuk ndodh kurre qe te kete konkurence nga Shqiperia, ullinjte i djeg katundaria nga CMIRA qe i karakterizon.

    Përgjigju
  • fuat: 17/09/2022 09:55

    O sa kafshe qe ka ky vend, po me ullinjte cpate o shpellar o derr katundari....

    Përgjigju
  • Eri: 17/09/2022 08:32

    Dora sherbimeve sekrete te huaja. Ne nje kohe qe eshte rritur prodhimi i vajit te ullirit ne vend ,nuk shihet mire nga vendet e tjera prodhuese per konkurrence. Me e mundshmja sherbimi sekret grek.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?