Vlorë- Një zjarr ka rënë në malin Vastak në fshatin Dukat te Vlorës gjatë natës.
Gazetari Armand Xhelili raporton se zjarri që nisi mbrëmjen e djeshme është përhapur me shpejtësi, duke përfshirë një sipërfaqe gjithnjë e më të gjerë pyjore. Deri në orët e vona nuk ka pasur ndërhyrje për të vënë situatën nën kontroll.
Ndërkohë, nga pamjet e siguruara për Report Tv shohim se zjarri është ende aktiv dhe ka vijuar përgjatë gjithë ditës.
Kjo ka detyruar pasditen e sotme (7 korrik) që të aktivizohet në operacion edhe helikopteri 'Cougar' i ushtrisë, që siç shihet edhe nga pamjet e siguruara, hedh ujë me kova nga lartësia për shuarjen e vatrës së zjarrit.
Komente
