Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra në fshatin Markatomaj në anë të superstradës Lezhë-Milot.
Pranë vatrës së zjarrit ndodhen edhe disa banesa, si dhe restoranti i dasmave "Orkidea Palace" të cilat rrezikohen nga flakët.
Forca të shumta zjarrfikëse janë angazhuar për shuarjen e zjarrit që ka dalë jashtë kontrollit.
Sipas informacioneve që sjell nga vendngjarja gazetari ynë në Lezhë, Elvis Hila, flakët kanë prekur edhe kuzhinën e restorantit.
Ekipet e zjarrfikësve ndërhynë menjëherë duke neutralizuar flakët në ambientet e këtij restoranti në pronësi të këngëtarit Zef Beka.
Megjithatë, zjarri shkaktoi dëme materiale në këtë biznes, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Lajmi kryesor:
Vlorë/ Digjet pylli me pisha në Akërni, helikopteri ndërhyn për shuarjen e flakëve
V.GJ /ReportTv.al
Komente
