VLORË- Një zjarr ka përfshirë kodrat me ullinj në Babicë të Vlorës. 3 mjete zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa rrezikohet linja e tensionit të lartë. Ndikuar dhe nga era, zjarri është përhapur dhe më shumë, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me bimësi në fshatin Alikokë.
Vendosja nën kontroll e flakëve është e vështirë, për shkak të erës, pasi po favorizon përhapjen e shpejtë të flakëve, njëkohësisht po vështirëson dhe punën për shuarjen e tyre. Ndërkohë, situata e zjarrit në fshatin Bishan është në kontroll.
Flakët e zjarrit kanë rrezikuar një shtëpi në vendin e quajtur Vreshtat e Mëdha në fshatin Alikokë, por falë ndërhyrjes në kohë të efektivëve zjarrfikës është bërë e mundur shpëtimi i banesës.
Banesa e cila rrezikohej nga flakët në fshatin Alikokë të Vlorës i përkiste katër zonjave, ndërkohë që vatra e zjarrit vijon të jetë aktive.
Vijon djegia e tokave në fshatin Alikokë, zjarri dyshohet se është përhapur në fshatrat e njësisë qendër nga zona e fabrikës së Çimentos Vlorë.
Zjarri është përhapur me shpejtësi duke kaluar dhe kodrën e Bishtit të Kalldrëmit. Nga flakët janë djegur qindra rrënjë ullinj. Zjarrfikëset po mundohen të vënë nën kontroll flakët, por vatrat e zjarrit mbeten ende aktive.
Zjarri i raportuar ditën e sotme në fshatin Babicë të Vlorës , rreth orës 14:00, ndikuar dhe nga era është përhapur dhe më shumë, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me bimësi në fshatin Alikokë.
Vendosja nën kontroll e flakëve është e vështirë, për shkak të erës. Era po favorizon përhapjen e shpejtë të flakëve, njëkohësisht po vështirëson dhe punën për shuarjen e tyre.