Kronikë

Zjarr në Gjirokastër, ndërhyrja e zjarrfikësve shmang rrezikun nga zonat e banuara

20 Korrik, 11:52| Përditesimi: 20 Korrik, 12:07

  • Share

Një zjarr ka rënë në lagjen Granicë të Gjirokastrës ditën e sotme, ku disa shkurre e barëra u përfshinë nga flakët.

Gazetari i Report Tv në Gjirokastër, Piro Nase, raporton se zjarri u konstatua në afërsi të përroit dhe flakët rrezikonin të avanconin drejt banesave në atë zonë.

Në vendngjarje shkuan menjëherë zjarrfikësit, duke bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve dhe shmangien e rrezikut të avancimit drejt zonës së banuar.

Autoritetet policore kanë nisur hetimet për të identifikuar zjarrvënësin/it.

Ndërkohë, situata po monitorohet për çdo mundësi riaktivizimi të vatrës së zjarrit.


Lajmi kryesor:

Vijon zjarri në Dukat, rrezikoi Parkun e Llogarasë, mbyllet operacioni për shuarjen e vatrave, në ndihmë erdhi helikopteri i ushtrisë, 50 efektivë punuan në terren


V.GJ /I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?