Një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullinj është përfshirë nga flakë në fshatin Mazhë e Vogël.
Zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm dhe deri në këto momente ka djegur mbi 200 rrënjë ullinj. Për shkak të terrenit të vështirë është e pamundur ndërhyrja me mjete zjarrfikëse , por efektivët, të ndihmuar dhe nga banorët e zonës po punojnë në me mjete rrethanore për të shuar flakët.
Zjarri është lokalizuar dhe rreziku për banesat është eliminuar por flakët vijojnë të djegin ullinj dhe shkurre.
Lajmi kryesor:
Shuhet pas 8 orësh zjarri në Rreth-Libofshë të Fierit, shkrumbohen 14 ha ullishta
S.C/ReportTv.al