Disa vatra zjarri janë aktivizuar mesditën e sotme në Vlorë, në lagjen "11 janari" , në zonën Qafë Topi në Peshkëpi dhe në Kocul, ku situata paraqitet problematike.
Dyshohet se zjarri që përfshirë lagjen "11 janari" është i qëllimshëm, ndërsa flakët janë përhapur në një sipërfaqe të gjerë duke djegur parcela me ullishte, ku rrezikoheshin edhe banesat, por që fatmirësisht është fikur.
Ndërkohë në zonën e Qafë Topit në Peshkëpi rrezikohet edhe një fabrikë çimentoje. Për shuarjen e flakëve janë angazhuar disa forca zjarrfikëse, ndërsa situata duket kritike. Edhe në zonën e Koculit është aktivizuar një zjarr, ku po punohet për shuarjen e tyre.