BERAT- Një magazinë me këpucë e rroba e komunitetit rom është përfshirë nga zjarri tek zona ish pyjore në qytetin e Beratit. Nga zjarri i rënë është djegur i gjithë malli i përdorur me një vlerë 1 milionë lekë që kishin familjet e komunitetit rom.
Në magazinë gjithashtu kishte edhe kallama që bëheshin çadra. Sipas banorëve zjarri mendohet të jetë i qëllimshëm sipas banorëve. Sipas burimeve nga korespodenti, magazina e djegur i përket familjes së Bashkim dhe Trëndelina Zerellarit. Forcat zjarrfikëse ndoshen në vendngjarje për të shuar flakët.
Akoma nuk dihen shkaqet se si ka ndodhur zjarri.
Komento