Kronikë

Zjarr në malin e Sopotit në Delvinë, flakët po i afrohen Gjirokastrës

13 Gusht, 13:19| Përditesimi: 13 Gusht, 13:25

  • Share

Një vatër zjarri është shfaqur në malin e Sopotit të Bashkisë Delvinë.

Gazetari i Report Tv, Piro Nase, raporton se zjarri po i afrohet kufirit me territorin e Bashkisë Gjirokastër.

Drejtoria e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH) Gjirokastër ka vlerësuar situatën dhe ka marrë masa parandaluese për izolimin e flakëve me synim që të mos rrezikohen zonat e banuara.

Për ndërhyrje janë nisur në terren grupi i zjarrfikësve nga Bashkia e Gjirokastrës.


Lajmi kryesor:

Shqipëria vijon luftën me zjarret! Delvina e rrethuar nga flakët, ndërhyn nga ajri avioni italian! Situatë e rëndë edhe në Nartë të Gramshit! Mbrojtja: 37 vatra aktive në vend


V.GJ /E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?