Dy orë e gjysmë 'luftë me flakët', shuhet zjarri në malin e Taraboshit!

22 Gusht 2020, 14:59| Përditesimi: 22 Gusht 2020, 17:45

  • Share

SHKODËR- Pas më shumë se 2 orë e gjysmë, luftë me flakët, është shuar zjarri në malin e Taraboshit. Ndërhyrja e zjarrfikësve në Shkodër ka bërë të mundur shuarjen e një vatre zjarri të shfaqur pasditen e sotme, ku flakët rrezikonin seriozisht Fshatin e Paqes.

 Dy mjete të zjarrfikëses së Shkodrës, me mbështetjen e dy mjeteve nga Malësia e Madhe dhe Vau- Dejës, kanë bërë të mundur që zjarri fillimisht të vihej nën kontroll për t'u fikur tërësisht. Në total u angazhuan 20 forca zjarrfikëse, pjesëtarë të Administratës së Zonave të Mbrojtura Shkodër, Policisë së Shtetit dhe vullnetarë.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij zjarr, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë qenë e qëllimshme.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ushtria: 22/08/2020 17:09

    Digjet taraboshi nga kraja e malit te zi dhe kerkusb nuk e can menderen ktu nvendin ton kerkohet ndihma e ushtrise oasi gjitha institucionet tjera duan tja kalojn palle ju q* nana ushtris me zjarre lat nam

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?