Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në Nivicë, të Himarës. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me ullishte.
Nga zjarri janë djegur disa rrënjë me ullinj, të cilat ishin me prodhim. Pas thirrjes për ndihmë nga shërbimi zjarrfikës i Himarës kjo për shkak edhe të distancës së largët, është kërkuar ndihma edhe e shërbimit zjarrfikës të Sarandës.
Pas ndërhyrjes së zjarrfikëseve zjarri është shuar.
Komento