TIRANË- Nënë e bir u hodhën nga kati i tretë për t’i shpëtuar flakëve që përfshinë apartamentin, por fatkeqësisht 62-vjeçarja ndërroi jetë ndërsa djali i saj 36-vjeçar ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja ndodhi në zonën e Astirit dhe ishin fqinjët të parët që ndjenë tymin dhe njoftuan policinë dhe forcat zjarrfikëse. Në pamundësi për të dalë nga dera, Hava Osmënaj, 62-vjeçe dhe Klodjan Osmënaj, 36-vjeç, në çaste paniku, janë hedhur nga dritarja për t’u shpëtuar flakëve.
Çdo gjë shkrumbuar brenda 30 minutave dhe duket që zjarri nuk u la kohë as zjarrfikëseve që në vendin e ngjarjes shkuan me vonesë.
Flakët besohet se nisën fillimisht këtu në kuzhinë rreth orës 5:55. Ekspertët nuk dinë akoma të tregojnë burimin e tyre. Në dhomën e ndenjës, mendohet se flinte djali, Klodiani. Në pamjet e para të zjarrit, ai shfaqet duke qëndruar në ballkon
Nuk dihet sa kohë iu desh që flakët të përfshijnë gjithë shtëpinë, por flakët kanë shkrumbuar të gjithë shtëpinë. Flakët e zjarrit kanë qenë aq e forta sa depërtuan në dhomën e gjumit, aty ku flinte nëna Havaja.
Dera kryesore e banesës një plus një, është djegur e gjitha. Flakët shkuan deri tek hyrja e fqinjit, 2 m larg, dhe i dogjën edhe atij derën.
Havaja e divorcuar, dhe Klodiani, nënë e bir, kishin disa vite që jetonin bashkë në apartamentin e vogël në katin e tretë të pallatit në zonën e Astirit. Ata që mundohen të hedhin dritë mbi ngjarjen janë fqinjët. Banore në të njëjtën pallat, tregon se 62 vjecarja i iku zjarrit dhe doli jashtë shtëpisë, por u fut sërish për të shpëtuar të birin. Ndërsa një tjetër banore shprehet se 36-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe se ai vetë mund t’i ketë vënë zjarrin shtëpisë. Disa herë fqinja duke parë sjelljen e Klodianit i cili shpesh ishte agresiv dhe hidhte sende nga ballkoni, njoftonte policinë
Megjithëse nuk ka ende një ekspertizë eksperti i zjarrfikëses Arian Ahmetaj, pjesë e grupit hetimor, thotë se ka dyshime që autori është Klodjan Osmanaj. Edhe ky i referohet sjelljes së tij të mëparshme, bazuar në dëshmitë e banorëve.
Një tragjedi që ndoshta do të harrohet shumë shpejt bashkë me atë çfarë ndodhi në errësirë brenda në shtëpinë e Havasë dhe djalit të saj Klodianit. Por banorët këtu në Astir nuk do ta kenë të lehtë sa herë të hyjnë e të dalin nga ky pallat, ku tymi ka lënë blozën e tij në të gjithë ndërtesën.
VIDEO+FOTO nga vendi i ngjarjes
Një dëshmi rrëqethëse ka ardhur nga fqinja e Hava Osmënajt dhe Klajdi Osmënajt, e cila banonte ngjitur me apartamentin e tyre që u përfshi nga flakët në Astir. Ajo ka treguar se e ëma e tij, ka dalë nga banesa, pasi djali i ka vënë zjarrin shtëpisë, por është kthyer që të marrë të birin. Ai nuk ka pranuar pasi kishte frikë nga polica. Pasi është futur sërish në banesë, flakët kanë përpirë brenda pak minutash gjithçka, dhe ajo është hedhur nga dritarja, për të shpëtuar. Por ka ndërruar jetë në spital.
‘Ka dalë dhe ka hyrë që të marrë djalin. Djalin nuk donte që të dilte nga banesa se kishte frikë nga policia. Kishte hapur derën... Është kthyer për të marrë djalin e mbuloi flaka dhe tymi. Kemi njoftuar policinë erdhën shpejt, zjarrfikësja vonoi pak. Mua më është dëmtuar vetëm dera. Ajo punonte.’- tha ajo.
Report Tv ka siguruar videon e momentin kur një apartament në katin e tretë të një pallati në zonën e Astrit është përfshirë nga flakët. Në videon dallohen flakët e mëdha që kanë pushtuar apartamentin, ndërsa i bllokuar në ballkonin e banesës ka mbetur edhe 36 vjeçari Klodjan Osmënaj, i cili dyshohet se është edhe autori i vënies së zjarrit.
36-vjeçari vuan nga depresioni dhe sipas dëshmive të fqinjëve ai është agresiv ku qëllon dhe hidhte shpesh sende nga lartë dukë dëmtuar njerëzit në rrugë.
Ndërsa nëna e tij 62-vjeçare Hava Osmanaj është hedhur nga ballkoni dhe ka humbur jetën.
Arjan Ahmetaj nga shërbimi zjarrfikës në Tiranë, ka konfirmuar se zjarri në Astir ka qenë i qëllimshëm. Sipas tij zjarri është vendosur nga djali, i cili ka dyshime se është me probleme të shëndetit mendor.
‘Zjarri ka qenë i menjëhershme. Kemi një zjarrvënie të vënë nga autori, nga djali. Ka pasur probleme familjare brenda familjes.’- tha Ahmetaj.
Çdo gjë është shkrumbuar në apartamentin që u përfshi nga flakët në zonën e Astirit mëngjesin e sotëm. Report Tv sjell pamjet nga banesa ku jetonte nënë e bir, prej disa kohësh. Klajdi Osmënaj, 36-vjeç, dyshohet se i ka vënë zjarrin banesës, ndërkohë që mamaja e tij është hedhur nga dritarja për të shpëtuar nga flakët, por ka humbur jetën rrugës për në spital. 36-vjeçari dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Banorja e pallatit ku u dogj apartamenti në katin e 3 të një pallati në Astir ka treguar tmerrin që ka parë me sy gjatë mëngjesit të sotëm. Ajo shprehet se tymi po u vinte brenda në shtëpi, ndërsa nuk dilnin dot pasi shkalla e pallatit ishte kthyer në një oxhak me tym ku nuk shihje asgjë dhe nuk merrje dot frymë. Ajo tha se nga zjarri janë djegur edhe një djalë dhe një grua që ndodheshin një kat më lartë banesës ku ra zjarri dhe ndodhen në spital..
Banorja tha se Klodjan Osmënaj, 36-vjeç, që dyshohet se mund t'i ketë vënë zjarrin banesës ishte me depresion dhe problematik, pasi shpesh gjuante dhe hidhte gjëra nga lart. Ajo thotë se e kishin denoncuar disa herë, por që asnjë nuk reagonte. "U desh të derdhej gjak, që të vinin" tha ajo.
"Në orë 6 e 45 po shikoja nga po vinte tymi, por kur hapen derën erdhi tymi. Në katin e tretë ishte një person me depresion dhe shpesh qëllonte, hidhte sende nga lartë, e kemi denoncuar por asnjë nuk reagonte. më fal që po e them po u desh që të dridhje gjak që të vinin. Kur pashë tymin kam rënë policisë nuk na hanin telefoni dhe lajmërova banorët se janë me fëmijë të vegjël mos asfiksohen, unë jam kati i fundit dhe tymi doli me shtëllunga. Po digjeshim se nuk dilnim dot , zjarrfikësja ka ardhur shumë vonë. Ndërkohë në katin e katër disa janë plagosur një grua dhe një djalë janë në spital. Nuk dilnim dot, pasi tymi kishte pushtuar shkallën", tha banorja.
Zjarri në apartamentin në Astir ku humbi jetën 62-vjeçarja, pasi u hodh nga dritarja e banesës për t'u shpëtuar flakëve, dyshohet të jetë i qëllimshmë, bazuar në deklaratat që kanë dhënë në polici banorët.
Djali, Klodjan Osmenaj, sipas banorëve të pallatit vuante nga depresioni, dhe kjo ka shtuar dyshimet. Ndërkohë nuk janë konstatuar rrjedhje gazi apo bombola. Ata të dy jetonin prej pak vitesh aty.
Haj medet o medet - cfare tragjedie.
Përgjigju