Kronikë

Zjarri në Astir, fqinja: 36-vjeçari ishte me depresion, na gjuante dhe e kishim denoncuar disa herë! Në spital për djegie dhe asfiksi dhe dy banorë

16 Tetor 2021, 09:22| Përditesimi: 16 Tetor 2021, 11:24

  • Share

Banorja e pallatit ku u dogj apartamenti në katin e 3 të një pallati në Astir ka treguar tmerrin që ka parë me sy gjatë mëngjesit të sotëm. Ajo shprehet se tymi po u vinte brenda në shtëpi, ndërsa nuk dilnin dot pasi shkalla e pallatit ishte kthyer në një oxhak me tym ku nuk shihje asgjë dhe nuk merrje dot frymë.  Ajo tha se nga zjarri janë djegur edhe një djalë dhe një grua që ndodheshin një kat më lartë banesës ku ra zjarri dhe ndodhen në spital..

Banorja tha se Klodjan Osmënaj, 36-vjeç, që dyshohet se mund t'i ketë vënë zjarrin banesës ishte me depresion dhe problematik, pasi shpesh gjuante dhe hidhte gjëra nga lart. Ajo thotë se e kishin denoncuar disa herë, por që asnjë nuk reagonte.  "U desh të derdhej gjak, që të vinin" tha ajo.

"Në orë 6 e 45 po shikoja nga po vinte tymi, por kur hapen derën erdhi tymi. Në katin e tretë ishte një person me depresion dhe shpesh qëllonte, hidhte sende nga lartë, e kemi denoncuar por asnjë nuk reagonte. më fal që po e them po u desh që të dridhje gjak që të vinin. Kur pashë tymin kam rënë policisë nuk na hanin telefoni  dhe lajmërova banorët se janë me fëmijë të vegjël mos asfiksohen, unë jam kati i fundit dhe tymi doli me shtëllunga. Po digjeshim se nuk dilnim dot , zjarrfikësja ka ardhur shumë vonë. Ndërkohë në katin e katër disa janë plagosur një grua dhe një djalë janë në spital.   Nuk  dilnim dot, pasi tymi kishte pushtuar shkallën", tha banorja.

 


Lajmi kryesor:

Astir/ Djali i vë flakën shtëpisë, momenti kur i rri zjarrit ngjitur në ballkon! Nëna doli, por u kthye ta shpëtojë! Hidhen nga kati III, 62-vjeçarja vdes në spital


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?