Kronikë

Zjarr në një magazinë të vjetër e të braktisur në Vlorë, nuk dihen shkaqet (VIDEO)

4 Korrik 2020, 13:59| Përditesimi: 4 Korrik 2020, 14:02

  • Share

Një zjarr ka rënë në një magazinë të vjetër që ndodhet në lagjen Pavarësia në Vlorë. Nga flakët nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale, ndërsa magazina ishte e braktisur prej kohësh.

Nuk dihen shkaqet e rënies së zjarri, ndërsa zjarrfikësja po punon për shuarjen e flakëve.

Ngjarja ka ndodhur pak më parë, dhe ende nuk dihen detaje të tjera nga ngjarja.

1593864130_magazina.jpg

Foto nga zjarri

I.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?