Një zjarr ka rënë në një pallat në Radhimë. Forca të shumta të policisë dhe zjarrfikëses kanë mbërritur në vendin e ngjarjes duke luftuar me zjarrin dhe tymin, i cili ka bllokuar hyrjen dhe daljen e banorëve.
Gazetari i Report TV Armand Xhelili raporton se policia ka evakuuar disa persona.
Shefi i zjarrfikëses së Vlorës thotë se zjarri ka rënë në panelin elektrik në katin e parë të pallatit dhe se prania e tymit ka vështirësuar edhe punën dhe evakuimin e banorëve.
"Menjëherë forcat zjarrfikëse u nisën me dy automjete se zjarri ishte brenda pallatit në panelin e energjisë elektrike, që vështirësoi jashtë mase ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës por rrezikoi drejtpërdrejt edhe banorët se gjithë ambienti u mbush me tym. në momentin rrezikohej komplet se zjarri ishte te paneli elektrik në katin e parë të pallatit. Rrezikoheshin banorët. Bëmë të mundur izolimin e zjarrit.", tha shefi i zjarrfikëses Luan Kapaj.
"Rreth orës 14:05, dyshohet se ka rënë zjarr në një pallat në Radhimë. Menjëherë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të Policisë kanë ndërhyrë për evakuimin e banorëve, dhe deri tani raportohen vetëm dëme materiale.", njofton policia.
Në përditësim...
Komente
