RUMANI- Të paktën 4 persona kanë humbur jetën në Bukuresht të Rumanisë, për shkak të shpërthimit të një zjarri në një spital ku trajtoheshin pacientë me COVID-19.
Zjarri ka shpërthyer orët e para të mëngjesit të sotëm, në spitali Matei Bals një nder më të mëdhenjtë e kryeqytetit të Rumanisë.
Po si ka qenë spitali përpara shpërthimit tragjik që i mori jetën 4 pacientëve me COVID?
Spitali COVID, në fjalë gjatë pandemisë ishte një ndër më të populluarit në vend. Pacientë korridoreve, fytyra të lodhura, mjekë në pamundësi për të ndihmuar çdo kënd, kanë qenë refrenet e asaj kohe. Për shkak të fotove dhe videove të publikuara ai është bërë viral më parë.
Aktualisht numri total i infektimeve në Rumani ka shkuar 721,513, ndërkohë që ai i viktimave është 18,105 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.
Lajmi kryesor:
Spitali COVID përfshihet nga flakët në Rumani, ndërrojnë jetë 4 pacientë ! Hera e dytë brenda 3 muajsh
J.GJ./ReportTv.al