Një zjarr i madh ka rënë në kodrat e fshatit Radhimë, të Vlorës, ditën e sotme, ku janë djegur ullinj dhe pemtari.
Sipas gazetarit të Report Tv Armand Xhelili, zjarrfiksja e Vlorës po punon për të izoluar flakët e zjarrit dhe për ta shuar atë, por era e ndihmon që zjarri të përparoj në drejtim të fshatit.
Edhe pse nuk ka rrezik për banesa, zjarrëfiksit ndodhen në terren me pesë makina me ujë për të neutralizuar zjarrin.
Komento
Komente
