Kronikë

Vlorë/ Digjen dy beach bare dhe një restorant në Radhimë, forcat zjarrfikëse në vendin e ngjarjes (VIDEO)

17 Prill, 16:59| Përditesimi: 17 Prill, 17:11

  • Share

Vlorë-Një zjarr i madh ka rënë në plazhin e Radhimës, duke përfshirë dy beach bar-e dhe një restorant, duke shkaktuar dëme të medha.

Flakët janë përhapur me shpejtësi të ndihmuara dhe nga era e fortë duke prekur çadrat dhe shezlongët që ndodheshin pranë lokalëve, ndërsa tymi i dendur ka mbuluar zonën.

Zjarrfikëset kanë ndërhyrë për të izoluar flakët. Sipas zjarrfikësve zjarri ka prekur dy beach bar-e dhe një restorant të vendosur pranë plazhit. Rreziku ka qenë i madh për bizneset e afërta, pasi flakët mund të përhapen më tej në drejtim të hoteleve dhe strukturave të tjera përreth.

Fatmirësisht, raportuar se nuk ka pasur persona të pranishëm në hotelin. Pavarësisht kësaj, zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në biznesit lokal, dhe ka rrezikuar përhapjen e flakëve në zonat përreth.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cipuri: 17/04/2025 23:15

    xanxarja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?