2 vatra aktive zjarri në Vlorë, në fshatrat Treblovë dhe në Dukat! Flakët favorizohen nga era e fortë

25 Shkurt 2023, 16:31| Përditesimi: 25 Shkurt 2023, 18:21

  • Share

VLORË- 2 vatra aktive zjarri janë raportuar në Vlorë gjatë pasdites së kësaj të shtune.

Vatra e parë është regjistruar në Treblovë, të Selenicës. Siç shihet edhe nga videot që Report Tv sjell, zjarri ka djegur disa hektarë me shkurre. Për të shuar flakët, kanë shkuar në terren forcat zjarrfikëse të Selenicës, por edhe të Vlorës. Për këtë rast nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Nga ana tjetër, vatra e dytë është raportuar në një kodër në fshatin Dukat. Flakët mendohet të jenë vendosur nga barinj  në zonë. Në të dyja rastet situata paraqitet problematike për shkak se flakët favorizohen nga era e fortë.

Ora 17:56
Vlorë/ Zjarr në kodrën e fshatit Dukat, digjen shkurre dhe bimësi, era favorizon përhapjen e flakëve (VIDEO)

 

Një tjetër vatër aktive zjarri regjistruar brenda 24 orë në Vlorë . Mësohet se është përfshirë nga flakët një kodër në fshatin Dukat. Flakët mendohet të jenë vendosur nga barinj  në zonë teksa po favorizohen nga era duke marr përmasa të mëdha. Ende asnjë ndërhyrje nga forcat zjarrfikëse për shkak të terrenit të vështirë.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • B*3: 26/02/2023 08:59

    Ka 3 vite qe ajo zone digjet... si ne dimer, si ne vere. Me siguri qe eshte ndonje piroman psikopat qe eksitohet sa here sheh flaket. Uroj te digjet ne ato flake kerma qe ve zjarr, por demi i bere natyres eshte i pallogaritshem. Shkurret, bimet, kafshet... s'do kete blete me ku te ushqehen, s'do kete me caj mali, s'do kete me mjalt... u djegshi bashke me ate zjarr qe ndizni!

    Përgjigju
  • Mara emigrante ne Itali: 25/02/2023 19:53

    Lerini te digjen si miu se ashtu jane mesuar ,te shkaterojne shqiperine ,katundar o bure me te rjep 7 lekure qytetar nuk behesh kure .u djegshi dhe u pervelofshi o fare e keqe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?