Fushës së grumbullimit të mbeturinave në Vlorë i është vënë sërish flaka.
Forcat zjarrfikëse dhe të policisë kanë mbërritur dhe po punonjë për shuarjen e flakëve të cilat janë përhapur duke krijuar re tymi në të gjithë zonën.
Dyshimet paraprake janë për zjarrvënie të qëlimshme, pasi kjo është e disata herë që kjo pikë grumbullimi përfshihet nga zjarri. Familjet që jetojnë në këtë zonë vuajnë problematikat e krijuara.
Kujtojmë se më herët ka nisur një hetim nga ana e prokurorisë lidhur me djegien e mbeturinave por nuk ka patur asnjë të ndaluar apo arrestuar.
Zjarr i madh në afërsi të fshatit Akërni njësia administrative Novoselë. Zjarri ka përfshirë sipërfaqe të mëdha me ullinj.
Një zjarr ka rënë në fshatin Hajdaraj të Elbasanit, ku për pasojë janë djegur ullinj dhe shkurre dhe po punohet për shuarjen e flakëve.Në afërsi të vatrës së zjarrit ndodhen edhe banesa.