Zjarre të shumta në banesa! Zjarrfikësi: Shkak pakujdesia, të moshuarit harrojnë ndezur pajisjet elektrike

12 Shkurt, 09:35| Përditesimi: 12 Shkurt, 09:37

  • Share

Zjarret në banesa janë problematika me e madhe me të cilën përballen forcat zjarrfikëse të Vlorës gjate periudhës se dimrit. Alarmet janë të përditshme, thotë Luan Kapaj, drejtuesi Shërbimit Zjarrfikës, teksa tregon se shkak është pakujdesia e qytetarëve.

Javën e shkuar janë djegur plotësisht ose pjesërisht 6 banesa në bashkinë e Vlorës dhe fshatrat përreth, por fatmirësisht pa dëme në njerëz. Zjarret në banesa shkaktohen nga pakujdesia, siç është lënia ndezur e ngrohëseve apo bombolave të gazit. Problematika është më e madhe për të moshuarit që jetojnë vetëm dhe vuajnë nga sëmundje të ndryshme.

“Kemi pasur disa incidente në apartamentet e banimit nga pakujdesia e pronarëve. Zjarret shkaktojnë dëme të konsiderueshme. Kryesisht zjarret shkaktohen nga pakujdesia, sidomos nga të moshuarit që janë nën efektet e ilaçe apo që vuajnë nga pakujdesia. Ata mund të harrojnë pajisjet ndezur, si të gatimit ashtu dhe të ngrohjes”, u shpreh Kapaj.

Shefi i Zjarrfikëses në Vlorë apelon për më shumë kujdes gjatë stinës së dimrit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?