Kronikë

Zjarret masive në Poliçan rrezikojnë disa fshatra, helikopteri në luftë me flakët! Ministri Vengu dhe ushtria në terren (VIDEO)

11 Gusht, 18:45| Përditesimi: 11 Gusht, 19:18

  • Share

Zjarret masive që kanë përfshirë vendin janë kthyer në një problem edhe për zonën e Poliçanit.

Pas vatrës në zonën pranë Uzinës së Armëve që mbahet nën monitorim prej ditësh, sot janë raportuar vatra të tjera në fshatrat përreth.

Flakët janë përhapur kryesisht në zonën e Mbrakullës dhe fshatrat e tjerë pranë saj. Në vendngjarje kanë shkuar edhe vetë ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe forca të ushtrisë. pas disa orësh lufte me flakët zjarri në Mbrakull është lokalizuar dhe vënë nën kontroll, por flakët i janë drejtuar fshatit të Perikut ku ka plantacione me ullinj.

Nga pamjet e siguruara prej Report Tv dallohen qartë vatrat e shpërthyera, retë e dendura të tymit dhe helikopteri i ushtrisë që shpërndan ujë nga ajri në përpjekje për t’i shuar flakët.

Situata cilësohet alarmante, madje edhe deputeti socialist Erion Braçe apeloi për më shumë forca mbështetëse në atë zonë.


Lajmi kryesor:

Digjet Shqipëria! Zjarre të fuqishme në Syrin e Kaltër, Finiq, Poliçan, Gramsh, Krujë e Fushë-Arrëz! 30 vatra në 24 orë, evakuime dhe ndërhyrje nga ajri me helikopterë e avionë (VIDEO)


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?