Zjarret në Alexandroupoli, Koordinatori i Agjencisë së Mbrojtjes Shqiptare për Report TV: Krah Greqisë sa të kenë nevojë! Po digjet sipërfaqe e madhe

25 Gusht 2023, 11:26| Përditesimi: 25 Gusht 2023, 12:28

  • Share

Prej dy ditësh forcat zjarrfikëse shqiptare po luftojnë më flakët në Alexandroupoli në Greqi.  

Leonard Qyra, Koordinatori i Agencisë së Mbrojtjes Civile Shqiptare është pjesë e skuadrës. Në një intervistë për Report TV, Leonard Qyra thotë se po veprojnë me mjete zjarrfikëse të Korçës dhe Maliqit dhe janë vendosur aty ku dhe autoritetet greke kanë kërkuar ndihmë.

“Menjëherë i jemi përgjigjur thirrjes dhe kemi vepruar konform marrëveshjes së mekanizmit. Është një sipërfaqe shumë e madhe pyjore dhe bimësi shumë të dendur. Ka dhe zona afër banesave por banorët janë evakuar" tha ai për Report TV

Vendi ynë, si pjesë e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile dhe ndihma drejt Grequisë ka shkuar në kuadër të këtij projekti. 

Qyra thotë se do qëndrojnë krah forcave zjarrfikëse greke deri në momentin kur të jetë e nevojshme.

Prej 23 gushtit rreth 58 efektivë dhe 10 mjete nga Forcat e Armatosura dhe strukturat e mbrojtjes civile janë atje për të ndihmuar shtetin fqinj në shuarjen e zjarreve.

Deri tani zjarret në Greqi kanë shkaktuar 19 viktima

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Allti: 25/08/2023 13:28

    Bravo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?