Politikë

Zjarret në Delvinë, Ardit Bido për Report Tv: Dëme në shtëpi të pabanuara, kullota e ullinj, do ketë një vlerësim të tyre

28 Korrik, 16:00| Përditesimi: 28 Korrik, 16:05

  • Share

Nga Delvina, deputeti i zgjedhur i PS nga zgjedhhjet e 11 maji për Vlorën Ardit Bido, ka folur për situatën nga zjarret.

Në një lidhje skype për Report Tv, Bido tha se gjatë mbrëmjes së kaluar janë shuar disa vatra zjarri, ndërsa vijojnë që të jenë aktive vatra midis Kalasës dhe Vanës.

‘Për fat të keq ka pasur disa vatra aktive zjarri gjatë këtyre ditëve dhe pavarsisht përpjekjeve të forcave zjarrfikëse nuk janë arritur që të fiken të gjitha. Mbrëmë janë shuar disa vatra, ajo në Shën Vasil dhe në Sasaj dhe Piqeras dhe ajo në Kalasë. Ka një riaktivizimin të zjarrit midis Kalasës dhe Vanës, kurse ajo në Shalës është nën kontroll nga forcat zjarrfikëse në mënyrë që të mos përhapet më tej. Zjarri ka përfshirë disa fshatra, ndërsa është duke u punuar që të vendoset edhe furnizimi me ujë’, tha ai.

Bido tha se dëmet janë të mëdha në banesa që janë të pabanuara, në pyje dhe në kullota.

‘Janë disa banesa të dëmtuara, kryesisht ato që janë të pabanuara, pasi aty ka ferra dhe shkurre dhe zjarri përhapet më lehtë, por po merren masa nga bashkia e Delvinës që tu gjenden në krah banorëve që kanë këto banesa për të marr kompensimin, ka dëme në pyje, në kullota. Po punohet që ti gjendemi në krah blegtorëve me ushqim për bagëti’, tha ai.

Ai tha se do të ketë një vlerësim të dëmeve.

‘Po ashtu ullinjt janë të dëmtuar nga zjarri, është një dëm që do të vlerësohet në vijim sapo të ketë përfunduar beteja me flakët. Temperaturat e larta dhe era e fortë e kanë bërë betejën më të vështirë edhe për zjarrfikëset, ndërkohë, edhe banorët kanë qenë edhe bashkëpunues’, tha ai.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?