Kronikë

Zjarret në Delvinë/ Vengu: Situata është përmirësuar, mbi 120 forca po operojnë në terren

25 Korrik, 21:45| Përditesimi: 25 Korrik, 21:58

  • Share

1753469098_zjarretnevlore.jpg

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, ka deklaruar se situata në fshatrat Vergo, Palavli dhe Kopaçëz, në Delvinë, është përmirësuar pas zjarrit që i përfshiu ditën e sotme.

Ai tha se mbi 120 forca po operojnë në terren për të orientuar dhe mbështetur banorët.

'Pranë banorëve të fshatrave Vergo, Palavli dhe Kopaçëz, në Delvinë, ku pas ndërhyrjes së përqendruar të forcave, kemi një situatë të përmirësuar. Katër helikopterë janë angazhuar me fluturime të pandërprera në tre fshatrat e zonës, për të kufizuar përimetrin e flakëve, ndërsa mbi 120 forca po operojnë në terren për të orientuar dhe mbështetur banorët.

Duhet të sigurohemi që mbrëmja të kalojë sa më e sigurt për ta, ndërsa mbetemi në gatishmëri të plotë, pasi orët në vijim pritet të jenë të vështira për shkak të temperaturave të larta. Shefi i Komisariatit të Delvinës ka ndërhyrë për të ndihmuar banorët në kushte shumë të vështira, duke kryer një akt të vërtetë heroik. Ai është lënduar gjatë operacionit dhe po merr ndihmën shëndetësore në spital. I urojmë shërim të shpejtë dhe jemi mirënjohës për guximin e treguar çdo efektivi', tha Vengu. 


Lajmi kryesor:

Delvina digjet nga zjarret, evakuohen banorët e 3 fshatrave! Vengu: Situatë e përmirësuar gjatë mbrëmjes, 8 banesa të djegura! Në flakë edhe mali i Shpiragut (VIDEO)


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?