Ka vazhduar deri në orët e mbrëmjes beteja për fikjen e zjarreve në zonën e Finiqit. Gjatë ditës 1 helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes ka kryer 2 herë fluturime duke hedhur ujë 10 herë në vatrat e zjarrit, ndërsa pasdite ka mbërritur edhe 2 avion zjarrfikës “Kanadair” nga Greqia.
Sipas një njoftimi nga Ministria e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile të Greqisë , sot në orën 16:41 dy avionë zjarrfikës Canadair CL-415 u ngritën nga Selaniku për të marrë pjesë në përpjekjet për shuarjen e zjarreve në Shqipëri.
Ministria thekson se reagimi i qeverisë greke ishte i menjëhershëm, brenda kuadrit të solidaritetit evropian dhe bashkëpunimit të ngushtë me vendet e Ballkanit, ndërsa misioni forcon kapacitetin operacional të forcave zjarrfikëse të Shqipërisë në përpjekje për të kontrolluar zjarrin.
Aktualisht aktive janë disa vatra zjarri në Leshnicën e Poshtme, dhe në zonë ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat janë pozicionuar në periferitë e fshatit për të evituar mbërritjen e zjarrit pranë shtëpive
Lajmi kryesor:
Zjarri në Finiq vijon prej 5 ditësh, 30 ushtarë dhe helikopteri punojnë për fikjen e flakëve! Në ndihmë 2 avion zjarrfikës nga Greqia (VIDEO)
S.B/ReportTv.al
