Kronikë

Zjarret në Fushë Arrëz, ministri Vengu: Helikopterët nga Emiratet Arabe ndihmuan për të vendosur flakët nën kontroll

16 Gusht, 20:19| Përditesimi: 16 Gusht, 20:36

  • Share

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, ka reaguar mbi situatën e zjarreve që kanë përfshirë ditët e fundit zonën e Fushë Arrëzit.

Në një postim në rrjete sociale, ai thotë se ndërhyrja nga ajri me helikopter bëri të mundur vendosjen nën kontroll të flakëve.

Vengu vlerëson bashkëpunimin mes forcave shqiptare dhe atyre nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

‘Një tjetër ditë në luftë me flakët nga ajri në Fushë Arrëz. Helikopterët e Forcës Ajrore dhe ata nga Emiratet e Bashkuara Arabe dominuan qiellin dhe ndihmuan forcat në tokë për të vendosur nën kontroll flakët. Heronjtë e qiellit ulën ndjeshëm intensitetin e zjarreve, duke u ardhur në ndihmë banorëve dhe natyrës në zonën e veshur me kurorën e gjelbër', shkruan ai. 


Lajmi kryesor:

Ministria e Mbrojtjes: 10 vatra zjarri aktive, 3 mbahen nën monitorim


S.B/E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?