Kronikë

Zjarret në Fushë Arrëz, në ndihmë për shuarjen e flakëve edhe forca zjarrfikëse të Pukës

21 Gusht, 21:28| Përditesimi: 21 Gusht, 21:35

  • Share

1755804909_as.JPG

Zjarret në bashkine e Fushë Arrëzit vijojnë të mbeten problematik. Krahas dy vatrave të zjarrit që vijojnë aktive prej 10 ditësh, pasditen e së enjtes një vatër zjarri është shfaqur në pyjet me pisha në afërsi të fshatiti kryezi duke rrezikuar qe të hyjë në fshat.

Situata në Kryezi u konsiderua serioze nga autoritetet lokale të cilat kërkuan ndërhyrjen nga ajri, gjë që nuk u bë e mundur. 

Bashkia e Fushë- Arrëzit u detyrua të tërheq disa nga forcat e angazhuara në vatrat pranë fshatiti Xath duke i përqendruar në afërsi të fshatiti Kryezi, teksa në ndihmë të zjrrfikësve dhe punonjësve të shërbimit pyjor shkuan dhe banorë të fshatrave Kryezi dhe Orosh si dhe dhe një skuadër e shërbimit zjarrfikës të Pukës dhe disa autobot të ofruara nga kompani private.

Aktualisht intensiteti i flakëve ka rënë, por forcat e angazhuara vijojnë monitorimin me qëllim që zjarri të mos përhapet drejt fshatrave Kryezi e Orosh në njesine administrative Qafë Mali.


Lajmi kryesor:

Tre zjarre në Fushë-Arrëz, kërkohet ndërhyrje nga ajri, flakët rrezikojnë dhe banesat! 5 vatra në Selenicë, forcat zjarrfikëse në terren


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?