Pas ishullit të Rodosit, edhe në veri të Korfuzit raportohet një situatë e vështirë nga flakët të cilat kanë shpërthyer pasditen e sotme.
Mediat greke raportojnë për vatra zjarri në pesë fshatra, Santa, Μegula, Porta, Perthia e vjetër dhe Sinies. ku ka nisur dhe evakuimi.
Ndërkohë flakët janë aq të mëdha sa duken edhe nga Saranda. Report TV ka siguruar disa video.
Kryetari i bashkisë së Korfuzit të Veriut, Giorgos Machimaris, duke folur për median greke e cilëson situatën 'të vështirë dhe zjarri në vendbanimin Megulas ka arritur në shtëpitë e para"
Ka nisur dhe ndërhyrja nga ajri me helikopter.
Ndërkohë ishullin e Rodosit, mijëra banorë janë të detyruar të braktisin vendbanimet e tyre, pasi flakët po përhapen me shpejtësi. Evakuimi është bërë për të siguruar jetën e tyre dhe për t'i larguar ata nga zonat e prekura nga zjarri.