Një nga dy vatrat e zjarrit të aktivizuar tre ditët e fundit në Majën e Rrunës, vijojnë të jete aktive. Sipas Komisionit te Mbrojtjes Civile te Prefekturës dhe Bashkisë Kukës vatra ne zonën e Rrunës është shuar dhe janë tre roje për të monitoruar situatën gjate natës. Ndërsa vatra sipër tunelit te Kalimashit në Thirrë, zona Leku i Thive është aktive dhe rrezikon të përhapet më gjerë.
Operacioni është ndërprerë për të filluar të dielën. Forcat zjarrfikëse të Bashkisë Kukës, Pyjeve dhe Forcat e Armatosura të Detashmentit Rajonal të Mbrojtjes Kukës, dhe banore të zonës gjatë gjithë ditës së sotme kanë luftuar me flakët, pavarësisht terrenit të vështirë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Lajmi kryesor:
Zjarret/ 7 vatra aktive, kritike situata në Dukat të Vlorës, flakët me ndihmën e erës kanë marrë përmasa të frikshme, 200 trupa në terren! E vështirë gjendja edhe në Kalimash e Mirditë
K.T./KT/ReportTv.al