Zjarret në Lezhë

Kronikë

Zjarret në Lezhë, Prefekti i qarkut: U rrezikuan banesa e biznese! Banorët të jenë të kujdesshëm, ndjekje penale për këdo që i ndez qëllimisht

29 Qershor, 14:01| Përditesimi: 29 Qershor, 15:46

  • Share

1751198311_zjarrnelezhe.jpg

Prefekti i qarkut Lezhë, Taulant Malshi thotë se nga zjarret u rrezikuan banesa dhe biznese në zonë, ndërsa u dogjën dhjetëra dynym tokë dhe sipërfaqe pyjore.

Ai apelon banorët që të bëjnë kujdes ndërsa paralajmëron se kushdo që i ndez qëllimisht do të përballet me ndjekje penale. 

"Të nderuar bashkëqytetarë të Qarkut Lezhë!
Shumë banorë të Lezhës u gjendën mbrëmë përballë një situate të pazakontë, me disa vatra zjarri që, të favorizuara nga era dogjën dhjetëra dynym tokë dhe sipërfaqe pyjore.

U rrezikuan banesa, biznese dhe për shkak të flakëve u ndërpre energjia elektrike në disa zona.
Kjo situatë është e papranueshme.

I bëj thirrje çdo banori të jetë i kujdesshëm, vigjilent dhe të denoncojë çdo veprim të dyshimtë.

Zjarret e qëllimshme janë akte kriminale që do të ndiqen penalisht!

Strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për të zbardhur shkaqet dhe për të identifikuar autorët e mundshëm të këtyre ngjarjeve.

Mbrojtja e natyrës, pronës dhe jetës së qytetarëve është prioriteti ynë!

Së fundmi, por jo për nga rëndësia falenderoj të gjithë ata që u angazhuan ditën dhe natën me përkushtim dhe përgjegjshmëri për përballimin e kësaj situate të vështirë, veçanërisht efektivët zjarrfikës të Bashkisë Lezhë, si edhe zjarrfikësit e Bashkive Mirditë dhe Vau i Dejës të cilët ndërhynë në dy vatra zjarri.", thotë prefekti. 


Lajmi kryesor:

Ministria e Mbrojtjes: 58 vatra në 24 orët e fundit, vetëm një aktive! Zjarr edhe në shtëpinë e fëmijëve ‘Zyber Hallulli’ në Tiranë, u shua brenda pak minutash


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po zbatohet siç duhet rregullorja e re për plazhet publike në Shqipëri?