MIRDITË- Situata e krijuar nga zjarret në Mirditë, vijon të jetë problematike. Sipas të dhënave zyrtare të emergjencave civile, zjarri i rënë tre javë më parë në territorin e Kukësit ka kaluar prej 4 ditësh në bjeshkët e Fanit dhe Oroshit.
Rreziku për fshatin Shëngjin ka kaluar por mbetet kritike situata për fshatrat Petoç Njësia Administrative Fan dhe Lajthizë të Njesisë Administrative Orosh.
Prej 24 orësh shërbimit zjarrfikës dhe pyjor të Bashkisë Mirdite i janë bashkuar edhe forcat zjarrfikëse të ushtrisë dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
Ata po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve, por terreni i vështire malor e ka vështirësuar punën e tyre dhe në këto kushte kërkohet ndërhyrje nga ajri.
‘Situata vazhdon të mbahet e monitoruar dhe të luftohet me flakët 24 orë nga shërbimi zjarrfikës dhe pyjor, por dhe banor të zonës të cilët i falenderojmë. Gjithashtu prej ditës së djeshme ndërhyrjes së Bashkisë i janë bashkuar edhe forcat zjarrfikëse të ushtrisë dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Kërkohet në mënyrë imediate ndërhyrje nga ajri. Ju bëjmë thirrje banorëve te fshatrave të NjA Fan dhe Orosh na vijnë në ndihmë.’- tha Melyshi.
Flaket e zjarrit të cilat kane kaluar prej kater ditesh në territorin e Bashkisë Mirditë kanë shkrumbuar me qindra hektarë pyje më Fan dhe Orosh, ndërsa në rrezik janë dhe zonat e banuara në fshatrat Petoc dhe Lajthize, ndaj dhe ndërhyrja nga ajri shihet si domosdoshmeri për të vënë nën kontroll sitiaten.