Zjarri në Shëngjin, Ministria e Mbrojtjes: Shmanget rreziku për banesat dhe bizneset! Do të fillojë sërish ndërhyrja nga ajri

30 Korrik, 22:51| Përditesimi: 30 Korrik, 22:55

  • Share

1722372763_ministria.jpeg

Situata e krijuar nga zjarret në disa zona të vendit, por veçanërisht në Shëngjin ka shënuar përmirësim në orët e mbrëmjes, pas punës së pandërprerë të qindra forcave operacionale në terren si dhe ndërhyrjes së dy avionëve Canadair të ardhur nga Italia, pjesë e mbështetjes nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile.

Kjo është bërë me dije nga Ministria e Mbrojtjes, e cila thekson se është shmangur rreziku për banesat dhe bizneset.

Sipas ministrisë, gjatë ditës së nesërme do të nis ndërhyrja nga ajri për të bërë të mundur neutralizimin e zjarreve.

“Është shmangur fatmirësisht rreziku për banesat dhe bizneset. Në orët e para të mëngjesit të nesërm do të fillojë sërish ndërhyrja nga ajri me mbështetjen e palës italiane dhe nga toka e qindra forcave operacionale. Është bërë e mundur shuarja e flakëve në vatrën e zjarrit në Kaninë, bashkia Vlorë, ku zjarri përfshiu një sipërfaqe me ullinj si dhe në Nikël, ku u raportua një tjetër vatër zjarri, gatë ditës së sotme”, njoftoi ministria.


Lajmi kryesor:

Zjarret në Shëngjin/ Ndërpritet ndërhyrja nga ajri! Përveç dy avionëve Canadair, kërkohen edhe helikopterët e KFOR (VIDEO + FOTO)


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?