Kronikë

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Kemi shuar 20 vatra! Vetëm 2 aktive, në Hoshtimë të Vlorës dhe pyllin e Ballenjës në Bulqizë

29 Qershor, 21:13| Përditesimi: 29 Qershor, 21:24

  • Share

Ministria e Mbrojtjes raporton se deri në orën 20:00, janë raportuar gjithsej 22 vatra zjarri në rang vendi, nga të cilat 20 janë shuar plotësisht, falë angazhimit të strukturave operacionale në terren.

Aktualisht, vijojnë të jenë aktive vetëm 2 vatra zjarri: në fshatin Hoshtimë, bashkia Vlorë dhe në pyllin e Ballenjës, bashkia Bulqizë.

Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:

- Fshatin Zvërnec, njësia administrative Qendër, bashkia Vlorë.
- Lagjen Pavarësia, njësia administrative Rajoni Nr 5, bashkia Vlorë.
- Fshatin Arshi Lengo, njësia administrative Antigonë, bashkia Gjirokastër.
- Fshatin Kosinë, njësia administrative Piskovë, bashkia Gjirokastër.Fshatin Kolsh, njësia administrative Kolsh, bashkia Lezhë.
- Fshatin Markatomaj, njësia administrative Zejmen, bashkia Lezhë.
- Fshatin Hoten, njësia administrative Bushat, bashkia Vau Dejes.
- Fshatin Gojan, njësia administrative Gjegjan, bashkia Pukë.
- Fshatin Frakull, njësia administrative Frakull, bashkia Fier.
- Fshatin Lin, njësia administrative Udenisht, bashkia Pogradec.
- Fshatin Frutikulturë, njësia administrative numër 2, bashkia Kamëz.
- Fshatin Llugaj, njësia administrative Llugaj, bashkia Tropojë.
- Fshatin Golaj, njësia administrative Golaj, bashkia Has.
- Qytetin Selenicë, njësia administrative Selenicë, bashkia Selenicë.
- Afër hotel Adriatikut, njësia administrative Rajoni Nr. 5, bashkia Durrës.
- Në fshatin Kërcukje, njësia administrative Ndroq, bashkia Tiranë
- Në lagjen Matohitaj, njësia administrative Patos, bashkia Patos
- Në fshatin Valias i Vjetër, njësia administrative Nr.1, bashkia Kamëz.
- Në fshatin Laknas, njësia administrative Nr.1, bashkia Kamëz
- Në fshatin Dugagjin, njësia administrative Derjan, bashkia Mat

Aktualisht, janë aktive vatrat në:

- Fshatin Hoshtimë, njësia administrative Qendër, bashkia Vlorë, ku ka rënë zjarr në një sipërfaqe me ferra barishte dhe ullinj. Terreni malor, era dhe temperaturat e larta e bënë të vështirë vënien në kontroll të zjarrit dhe në vendngjarje ndodhen Shërbimi vendor i MZSH Vlorë me 4 automjete zjarrfikëse dhe 14 efektivë, MZSH Fier, Berat dhe Himarë  me  nga 1 automjet zjarrfikës me 3 efektivë, 2 automjete të FA dhe 14 efektivë, 1 automjet nga ujësjellësi Himarë dhe forca të shumta vullnetare, të cilët po punojnë  për shuarjen e zjarrit. Në ndihmë erdhi Helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura.

- Në pyllin e Ballenjës, njësia administrative Marranesh, bashkia Bulqizë, ku ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pemë pishe. Në vendngjarje ndodhen Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Bulqizë me 2 automjete zjarrfikës dhe 10 efektivë,  të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të zjarrit. Shkaku i rënies së zjarrit është i panjohur. 
Në operacionet për shuarjen e zjarreve, deri tani janë angazhuar 55 automjete zjarrfikëse, 196 forca operacionale, 2 automjete zjarrfikëse dhe 14 efektiv dhe 1 helikopter nga Forcat e Armatosura.


Lajmi kryesor:

Vlorë/ Pas 4 orësh, vihen nën kontroll flakët në Hoshtimë, policia evakuoi banorët! 2 vatra zjarri aktive në vend (VIDEO)


K.M/E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?