Kronikë

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Në 12 bashki janë regjistruar 18 vatra, të gjitha janë shuar! Rrezikun më të lartë e ka Fieri

27 Qershor, 12:29| Përditesimi: 27 Qershor, 12:42

  • Share

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se përgjatë 24 orëve të fundit, në 12 bashki të vendit janë regjistruar 18 vatra zjarri, kryesisht në zonat e Vlorës, Sarandës, Ksamilit, Delvinës, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Tiranës, Kavajës, Beratit, Kuçovës, Skraparit dhe Elbasanit.

Të gjitha zjarret janë shuar dhe nuk ka raportime për dëme në njerëz, banesa apo bagëti.

Megjithatë, flakët kanë djegur rreth 35.9 hektarë sipërfaqe kryesisht me shkurre dhe barishte, duke kërkuar një angazhim të gjerë nga strukturat zjarrfikëse. Në operacionet e shuarjes janë përfshirë 266 forca operacionale, 35 automjete zjarrfikëse dhe helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura, i cili ka siguruar mbështetje ajrore gjatë ndërhyrjes.

Në kuadër të përballimit të situatës në jug të vendit, Forca Ajrore ka vijuar monitorimin ajror me dronë, duke kryer vëzhgime të pandërprera ditë e natë mbi zonat më të rrezikuara. Gjithashtu, mekanizmi i Mbrojtjes Civile, si në nivel vendor ashtu edhe në nivel qendror, vijon të jetë në gatishmëri të plotë dhe në monitorim të vazhdueshëm të situatës.

Nga ana tjetër Ministria e Mbrojtjes njoftin dhe situatën mbi tërmetet, ku gjatë mëngjesit të sotëm janë regjistruar dy tërmete të lehta, përkatësisht me magnitudë 3.9 në Fushë Krujë dhe 3.8 në Zall Herr të Tiranës, të dy me thellësi 15 km. Edhe këto lëkundje nuk kanë shkaktuar dëme në njerëz apo infrastrukturë.

Nga ana tjetër sipas njoftimit Instituti i Gjeoshkencave parashikon reshje shiu të dobëta lokalisht në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Elbasan dhe Korçë. Sa i përket rrezikut nga zjarret, në qarkun Fier pritet nivel “I LARTË”, ndërsa në qarqet e tjera niveli është “I MODERUAR”.

Ministria e Mbrojtjes fton qytetarët të tregojnë kujdes maksimal në ditët me temperatura të larta dhe të raportojnë menjëherë çdo situatë emergjente pranë institucioneve lokale.

H.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rreziku për aksidente, a duhet ndaluar përdorimi i monopatinave?