Kronikë

PAMJET me dronin Bayraktar/ Rreth 1 mijë forca, 4 helikopterë dhe 1 avion nga toka e ajri! Ministri Vengu: Operacione në 15 zona dhe vatra

28 Korrik, 11:40| Përditesimi: 28 Korrik, 12:07

  • Share

 

Zjarret duket se kanë gjunjëzuar Shqipërinë ditët e fundit, por Emergjencat dhe Mnistria e Mbrojtjes nuk janë dorëzuar duke punuar me forca dhe mjete të shtuara në terren dhe nga ajri për shuarjen e tyre.

Numri i tyre aktualisht ka shkuar në rreth 1 mijë dhe në gatishmëri të plotë në të gjitha vatrat aktive dhe të rrezikshme. Janë edhe 56 mjete e 4 helikopterë dhe një avion Canadair italian.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ndau edhe informacionet e fundit nga aksionet, ku po operohet në 15 zona problematike.

Ai ndau edhe pamjet e operacionit të helikopterëve, të marra me dronin Bayraktar, teksa mbushin ujë për shuarjen e flakëve.

“Forcat e Armatosura, strukturat e AKMC dhe të emergjencave civile vendore vijojnë të jenë në terren dhe në operacione nga ajri për përballimin e vatrave aktive. Të angazhuar sot me 953 forca, 56 mjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe në mbështetje një avion Canadair italian”.

Postimi i ministrit Vengu
Operacionet po zhvillohen në këto zona:
-Parku Kombëtar i Lurës – Dibër
-Zall Gjoçaj – Mat
-Qafë Buall – Bulqizë / Plan i Bardhë – Klos
-Kalasë – Delvinë
-Markat – Konispol
-Piqeras & Sasaj – Himarë
-Fang & Kulme – Rrëshen
-Dishnicë – Korçë
-Parku i Prespës – Pustec
-Fushëbardhë & Skërficë – Gjirokastër
-Dragobi – Tropojë
-Mali i Shkëlzenit – Tropojë
-Shëngjergj – Tiranë
-Kuç – Vorë / Shetel – Shijak
-Bjeshka e Rahovicës – Malësi e Madhe


Lajmi kryesor:

Vatër e re zjarri në fshatin Dukat- Fushë, rrezikohen banesat, mbërrin helikopteri! Nën kontroll flakët në Lukovë e Sasaj! Pamjet me dron Bayraktar


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Më i votuari i listës së hapur, a mendoni se mandati i takon Adriatik Lapajt?