Arben Kingji, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, ndodhet në zonën e Qafës së Buallit dhe Planit të Bardhë në Bulqizë, në krye të operacionit për shuarjen e dy vatrave aktive të zjarrit. Ai konfirmoi se 35 trupa të FA janë angazhuar vetëm në këtë zonë.
Kingji tha se në koordinim me emergjencat civile dhe Agjencinë e Mbrojtjes Civile janë marrë të gjitha masat edhe për evakuim, nëse do të jetë e nevojshme.
‘Që në orët e para të mëngjesit jemi në zonën e Bulqizës, sepse jemi në rajonin e Qafës së Buallit ku jemi të angazhuar 35 forca pasi kemi dy vatra zjarri, njëra është këtu në Bulqizë dhe tjetra është në qafën e buallit. FA në zbatimin dhe koordinim të plotë me emergjencat civile po punojnë në gjithë qarqet e vendit. Në qarkun Dibër, jemi në Qafën e Buallit dhe Bulqizës, në Lezhë jemi në Rrëshen, në Vlorë jemi në Himarë, Piqeras dhe në Kaninë. Në Berat kemi në Galinë, në Gjirokastër në Fushë- Bardhë dhe në qarkun e Korçës jemi në Pustec. Nëse do të kërkohet evakuim janë marr masat e plota. Jemi në kordinim edhe me agjencinë e mbrojtjes civile, FA janë të angazhuar në përballimin me sukses të kësaj situate’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Shqipëria nën ‘pushtetin’ e flakëve! Rrezikohen banesat në Kalasë, evakuuohen banorët, mbërrin edhe helikopteri! Stabilizohet situata në Borsh (VIDEO+FOTO)
S.B/E.H/ReportTv.al
