Kronikë

Zjarret në Vlorë/ Kryebashkiaku Dredha në terren, flet nga Dukati: Dy helikopterë të mbrojtjes nga ajri dhe 60 forca nga terreni për shuarjen e vatrës, terreni i vështirë

24 Korrik, 12:33| Përditesimi: 24 Korrik, 12:37

  • Share

 

Ndërsa situata e zjarreve në qarkun e Vlorës mbetet ende kritike, me vatrën që ka përfshirë zonën e Dukatit prej ditësh dhe kërcënon parkun e Llogarasë, në terren ka dalë edhe kryebashkiaku Ermal Dredha.

Ai foli nga fshati Dukat ditën e sotme, ku dha detaje të aksionit dhe problematikave që hasen. Derdha tha se hyrja me forca njerëzore në pjesën e malit nga po fliste është shumë e vështirë, ndaj u kërkua ndihma e Ministrinë së Mbrojtjes me dy helikopterë që tashmë janë përfshirë në aksion.

Nga terreni veprojnë 60 forca, prej të cilave 36 janë të ushtrisë.

“Po punojmë me të gjithë forcat mbi Dukat fshat, së bashku, po ndërhyjmë si në pjesën e Dukatit edhe në atë të parkut të Llogarasë, për të shuar flakët dhe parandaluar përhapjen. I kemi bërë thirrje edhe Ministrisë së Mbrojtjes që na ka dërguar me mision dy helikopterë që janë përfshirë në aksion tashmë, të bërë të mundur parandalimin e zjarrit që t’i afrohet pjesës së pyjeve. Situata po menaxhohet dhe shpresoj të mos kemi probleme, edhe për pjesën e njerëzve të angazhuar me 36 forca ushtrie të angazhuara në terren që janë dërguar për këtë aksion, në total kemi 60 forca që operojnë në terren”, tha Dredha.

Kryebashkiaku shpjegoi edhearsyen se përse është kërkuar ndihma nga ajri prej Ministrisë së Mbrojtjes:

“Ka pjesë si kjo këtu që është e pamundur të menaxhohet me forca njerëzore pasi terreni është shumë i pjerrët dhe i lartë, i vështirë për të ndërhyrë. Ndaj është kërkuar edhe ndihma e Ministrisë së Mbrojtjes me helikopterë”.


Lajmi kryesor:

Zjarret ‘shkrumbojnë’ malet! Lura, Dukati e Shkopeti nën pushtetin e flakëve! Digjet edhe Delvina


A.Q/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Lirim me kusht pas 35 vitesh për të dënuarit përjetë, si e vlerësoni?