Kronikë

Zjarret në Voskopojë, bashkia Korçë bën bilancin: Zjarri përfshiu 150 hektarë tokë, shkrumbohen 30 hektarë pisha dhe ah

11 Gusht 2021, 12:12| Përditesimi: 11 Gusht 2021, 15:04

  • Share

Bashkia e Korçës bën bilancin e sipërfaqeve të djegura të zjarreve të ditëve të fundit në Krushovë, Gjonomadh, Leshnjë dhe Vithkuq tek Manastiri i Shën Pjetrit. Sipas nënkryetarit të bashkisë Thanas Tona, dëmet më të mëdha janë në pyllin e Krushovës, pasi janë djegur plotësisht më shumë se 30 ha pyll me pishë dhe ah, ndërkohë që më shumë se 150 ha janë përshkruar nga zjarri. 5 ha është sipërfaqja e përshkruar nga flakët në pyllin me pisha në fshatin Gjonomadh, prej të cilave 2 ha të djegur plotësisht.

Po ashtu 2 ha është sipërfaqja e djegur plotësisht edhe në pyllin e Manastirit të Shën Pjetrit në Vithkuq, ndërkohë që dëmet kanë qënë të mëdha në bimësi të ulët edhe në Leshnjë. Sipas Tonës, në pyjet e Krushovës aktualisht kanë mbetur vetëm 4 punonjës të shërbimeve të bashkisë, të cilët monitorojnë situatën, pasi kemi të bëjmë tashmë vetëm me vatra sporadike, ashtu siç ka edhe në pyllin e Gjonomadhit.

Ndërkohë që në Leshnjë dhe në Vithkuq vatrat e zjarrit janë shuar plotësisht. Burime nga bashkia e Pogradecit, bëjnë me dije se kemi një riaktivizim të vatrave të zjarrit në Malësinë e Mokrës, por nuk ka rrezik për banesat.


Lajmi kryesor:

Zjarr në fshatin Erind në Gjirokastër! Në Kukës merr fund 'lufta' me flakët, natyra 'shpëton' veten! Shiu fik vatrat më të rrezikshme në Shqipëri


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?