Kronikë

SKANDAL/Zjarret 'përpijnë' vendin prej ditësh, Haki Çako nuk ndërpret pushimet! KLSH thirrje kreut të Emergjencave Civile: Kthehu në detyrë!

2 Gusht 2021, 21:06| Përditesimi: 2 Gusht 2021, 22:52

  • Share

Skandal i Emergjencave Civile për reagimin e zjarreve në vend! Në një kohë kur Vlora ndodhet nën 'pushtetin' e flakëve prej disa ditësh, por kjo nuk shqetëson aspak kreun e Emergjencave Civile Haki Çako, i cili nuk ka denjuar të ndërpresë pushimet e tij edhe pse situata është kritike. Vendi ynë prej ditësh po përballet me disa vatra zjarri nga veri në jug, ndërsa ato më problematike vijojnë të jenë në Tragjas dhe Karaburun të Vlorës, por duket se kjo gjë nuk shqetëson aspak Haki Çakon, i cili as nuk ka ndërprerë pushimet dhe as nuk ka reaguar në lidhje me situatën emergjente.

'Report Tv' është interesuar më shumë se një herë për të patur një reagim nga Kreu i Emergjencave Civile në lidhej me situatën e rëndë, por nuk e ka marrë një të tillë, kjo për faktin e thjeshtë se Çako nuk ka preferuar të ndërpresë pushimet, qoftë edhe për disa minuta duke fikur telefonin.

Pavarësisht se parandalimi i përhapjes së flakëve ishte e pamundur të bëhej vetëm me ndërhyrjen nga toka, Haki Çako kishte mbyllur 'në garazh' helikopterët duke ikur me pushime duke ia 'dorëzuar'  Vlorën 'pushtetit' të flakëve. Pas më shumë se 10 ditësh dhe kërkesave të shumta të zjarrfikësve dhe prefektit të Vlorës, vetëm dje është shfaqur një helikopter që ka nisur ndërhyrjen nga ajri, një reagim tepër i vonuar që çoi edhe më tej përkeqësimin e situatës.

Ky skandal me drejtuesin e emergjencave Civile ka nxitur edhe reagimin e kreut të KLSH-së, Arben Shehu, i cili i bën thirrje të kthehet në detyrë dhe të merret me përballimin e situatës së rënduar nga zjarret si dhe të lejojë kontrollet e KLSH në të gjitha strukturat e Emergjencave CIvile. 

KLSH më 30 korrik nisi kontrollin ndaj strukturave që menaxhojnë shuarjen e zjarreve, por duket se kjo është refuzuar nga Emergjencat Civile. Vetë KLSH shprehet se ka marrë nga Emergjencat Civile përgjigjen se "Drejtori i emergjencave Civile Haki Çako është me pushime deri në datën 9 gusht dhe KLSH nuk mund të auditojnë në institucion pa u kthyer drejtori i përgjithshëm".

Kryetari i KLSH ,Arben Shehu i ka bërë thirrje Haki Çako që të kthehet në detyrë për shuarjen e vatrave të  zjarreve sepse situata është problematike si dhe te mos bllokojë kontrollin në institucionin e tij.

"Në një kohë që në të gjithë Shqipërinë zjarri ka shkaktuar dëme të shumta,dhe për shuarjen e vatrave të zjarrit janë angazhuar jo vetëm institucione por edhe qytetarë të thjesht, kreu i emergjencave Civile Haki Çako vazhdon pushimet", thotë Shehu

Prej disa ditësh situata e zjarreve vijon të mbetet kritike në Vlorë, ku Karaburuni është ndër më problematiket për shkak të terrenit të vështirë dhe erërave të forta. Në të prej 2 ditësh po ndërhyrjet nga ajri me një helikopter, por ende flakët nuk mund të kontrollohen. Aktualisht vatra aktive zjarri në Vlorë ka edhe në kodrat e Radhimës dhe në Malin e Kuçit dhe Tragjas. Agravimi i situatës ka ardhur si pasojë e vonesës për ndërhyrje nga ajri.

I.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Miri: 03/08/2021 14:05

    Hnvnmlm

    Përgjigju
  • Adi: 03/08/2021 14:04

    O Kike lene o plazhin se je bo si thithlop

    Përgjigju
  • Vl ka mrre fund ky vend: 03/08/2021 03:25

    Moj shqipri e dhjere sta pash hajrin nje here

    Përgjigju
  • F-35: 02/08/2021 20:27

    Nese vertete ky Hakiu eshte me pushime e nuk i ka nderprere ato, me e pakta duhet shkarkuar sot, jo neser. Cfare presim nga nje njeri fodull, medioker e i papergjegjshem!

    Përgjigju
  • Turi: 02/08/2021 20:25

    Fshati digjet dhe ku..a krihet i thone hahahah

    Përgjigju
  • Qyterar: 02/08/2021 20:04

    Ka mbi 10 dite qe Shqiperia eshte e mbuluar nga zjarret, dhe vetem sot degjohen disa gjysme zera qeveritar , qe po i tregojne popullit se sa litra uje jane hedhur me helikopterin e ardhur nga remonti. Te peshtire, injorante dhe teresisht te papergjegjshem . Rama jo vetem duhet ti zhduki te gjithe , por ti coj ne ndjekje penale. E habitshme eshte se as kryeopozitari nuk reagon fare per katastrofen

    Përgjigju
  • Tea: 02/08/2021 19:41

    O z Kryemainister hap syte ca eshte kjo pune, ca jane keta drejtora apo dhe ai tjetri qe lexojme ne kolente qe vjedhin hapur me dieta! Zhduki prazitet, une kambernje ankese edhe tek juve dhe te Ministria e Financave dhe Sekretari por ankesa ka perdunduar ne kosh eshte ne dijeni edhe zyra ebashkeqeverisjes! Ku pi jetojme?!

    Përgjigju
  • Iplasiatij: 02/08/2021 19:31

    I plasi rika ati per vendin. E rendesishme eshte qe leket i shkojne te xhepi.

    Përgjigju
  • arbri: 02/08/2021 19:23

    Ky qenka me keq se drejtori qe kemi ne aty ne drejtorin e Ministrise seFinancave dhe Ekonomise qe eshte ter vitinme leje e madje edhe kur eshte me leje i kompeson me dieta gjoja se ben sherbim me shoqet dashnoret m, opo lemeri! @Edi Rama verifiko dhe do habitesh!!! Kan ardhur dhe ankesa per zoterine dhe e mbani ne pune akoma!

    Përgjigju
  • xyz: 02/08/2021 19:16

    O Z.kryeminister kjo eshte e turpshme. C'fare po ndodh me keta parazitet rreth teje? Helikopeteret jane ne remont kur duhet te jene gati per te fikur zjarret.Plehrat mbulojne qytetet gjate sezonit turistik.Zgjohu o njeri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?