Kronikë

Zjarri masiv në pyjet e Mirditës, avioni italian ‘Canadair’ vjen në ndihmë për shuarjen e flakëve, operacion prej disa orësh nga ajri (VIDEO)

15 Gusht, 15:19| Përditesimi: 15 Gusht, 15:36

  • Share

 

Zjarret në Shqipëri kanë vijuar edhe ditën e sotme, edhe pse me intensitet më të ulët nga ditët e mëparshme.

Një nga vatrat e mëdha të zjarrit është ajo e evidentuar në malësinë e Mirditës, ku po digjen masivi pyjor dhe bimësi në sipërfaqe të tëra.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se në Mirditë, prej disa orësh po operon edhe avioni italian “Canadair”, duke ardhur në ndihmë të shuarjes së flakëve.

Deri tani nga operacionet e shuarjes avionët Canadair kanë rezultuar shumë efektivë, pasi janë edhe të specializuar për këtë lloj fenomeni natyror.


Lajmi kryesor:

Përmirësohet situata nga zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 3 vatra aktive gjatë 24 orëve të fundit, 6 mbahen nën monitorim! Rama: Kush humbi shtëpinë do t’ia rindërtojmë falas


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?