Banorët e fshatit Paftal në Berat kanë nisur të evakuohen për shkak të flakëve të zjarrit që po u afrohen banesave.
Zjarri që kishte rënë në malin e Shpiragut, ka zbritur në fshatrat poshtë.
Ekipet e emergjencës janë duke larguar banorët e fshatit Paftali për shkak të rrezikshmërisë që paraqet situata.
Pamjet janë vërteta të trishta, ku ka dhe nga ata banorë të cilët refuzojnë apo hezitojnë të largohen. Në video shihen fëmijë e të moshuar.
Kujtojmë se zjarri në malin e Shpiragut u riaktivizua paraditen e sotme, pasi u fik mbrëmë.
Lajmi kryesor:
Zjarr në Kaninë-Delvinë-Borsh, në Sherishtë i afrohet landfillit, evakuohen 4 familje! Në flakë Parku Kombëtar i Prespës dhe Qafa e Buallit
V.GJ /ReportTv.al
