Situata e zjarrit në Delvinë mbetet problematike. Flakët i janë afruar periferisë së qytetit, teksa nga Emergjencat janë evakuar shumë banorë dhe shumë të tjerë janë larguar vetë me iniciativë.
Por në orët e mesnatës, gazetari Limos Didani informon se flakët i janë afruar edhe fshatit Bistricë, që ndodhet po në periferi dhe që përparonin me shpejtësi.
Report TV ka siguruar edhe pamjet e zjarrit në Bistricë.
Forca të shumta zjarrfikëse dhe të ushtrisë ndodhen në terren për t’i shuar, por situata mbetet kritike.
Lajmi kryesor:
Delvina rrethohet nga flakët, Vengu për Report Tv: Rreziku për banesat kaloi! Ditë dramatike në Gramsh, disa fshatra ‘pushtohen’ nga zjarri, vdes 80-vjeçari nga asfiksia! Digjen banesa, evakuohen banorët
A.Q/ReportTv.al