Kronikë

Zjarri në Delvinë kërcënon sërish depozitat e gazit (VIDEO)

13 Gusht, 14:14| Përditesimi: 13 Gusht, 14:17

  • Share

Flakët e zjarrit në Delvinë janë drejtuar sërish drejt depozitave të gazit në lagjen “Kasapaj”. Aty është situata më e rëndë, ku janë përqëndruar forcat më të mëdha zjarrfikëse.

Pamjet që përcjellin nga Delvina korrensponentët tanë tregojnë më së miri situatën e rënduar në lagjen “Kasapaj”, ku ndodhen depozitat e gazit.

Banorët e kësaj lagjeje janë evakuuar më herët nga forcat e policisë.

Depozitat e gazit rrezikoheshin edhe mbrëmjen e së martës nga flakët, por situata u menaxhuar nga zjarrfikësit.

Por sot duket se zjarri po i rrezikon sërish.


Lajmi kryesor:

Shqipëria lufton me zjarret! Delvina dhe Gramshi zonat më kritike, situata e qëndrueshme dhe nën kontroll


V.GJ /ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?