Vatrat e zjarrit në Livinë të Finiqit janë shuar pas 24- orësh, përveç një vatre në malin mbi fshat, për fikjen e së cilës është kërkuar ndihmë nga ajri. (dron ne mal)
Pasojat në fshat janë të shumta, siç shihet në këto pamje të Report tv. (dron ne cati)
Katerina Dhimo dhe Dhimitrulla Miçi, dy të moshuara, fqinje me njëra-tjetren në Livinë kanë humbur gjithçka. Shtëpitë e tyre janë djegur, po kështu orenditë e sendet shtëpiake. (plane brenda)
Dëme ka dhe në blegtori, me 10 bagëti të ngordhura, stanet e hauret e përcëlluara nga flakët.
Për të parë nga afër dëmet mbërritën në Livinë, kryetari i bashkisë Finiq Romeo Çakuli, konsulli i Greqisë në Gjirokastër Dhimitri Zaharias dhe kryetari i OMONIA Vasil Kajo. Jashtë kamerës, kryebashkiaku tha se banorët do të mbështen për rikuperimin e dëmeve nga zjarri”.
OSHEE-ja po punon për rikthimin e energjisë dhe instalimet e reja. Ndërsa nga nesër është premtuar se do të fillojë ndërtimi i çative dhe riparimet e tjera në 2 shtëpitë e djegura.
Policia ka arrestuar 31-vjeçarin, Mario Buzuka, i cili ndezi zjarrin një ditë më parë në fshatin Livinë. Buzuka i vuri flakën tokës së tij, por më pas zjarri për shkak të erës u përhap duke djegur shtëpitë e fqinjve, sipërfaqe të tëra me ullinj dhe malin ndërmjet fshatrave Livinë dhe Navaricë.