Përgjegjësi i zjarrfikësve në Delvinë, Artur Kseno dha për gazetarin e Report Tv, Limos Didani, një pasqyrim të situatës lidhur me zjarrin e madh mes fshatrave Vllahat dhe Kostar të Delvinës.
Kseno theksoi se era e ka komplikuar mjaft situatën, ndërsa shtoi se këto zjarre janë krijuar nga dora e njeriut.
Në terren janë 110 forca zjarrfikëse, teksa Kseno bën thirrje për ndihmë nga njerëzit të mos vënë zjarre.
'Për momentin kemi një vatër shumë të nxehtë në Vllahat, në krahun e majtë tonin siç e shikoni. Në të cilën po ndërhyhet nga ajri me helikopterë, dhe gati gati po vendoset në kontroll gjithë zona e Delvinës. Situata ka shkarë deri në fshatin Kostar, atje ku ka edhe dëme. Era e komplikoi përsëri. E kemi vendosur të gjithën nën kontroll. Për momentin nuk na rrezikohen banesa dhe jetë njerëzish, që është kryesorja për ne. Po vazhdohet me 8 mjete zjarrfikëse, rreth 110 forca zjarrfikëse, operacioni drejtohet direkt nga kryetari i bashkisë Delvinë, sikurse dhe nga Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Kemi vetëm 1 apel, pasi kemi rreth 33 ditë sot që po luftojmë vërtet me zjarret dhe janë zjarre nga dora e njeriut, nuk janë nga pakujdesia. thjesht bëjmë vetëm një thirrje, na ndihmoni dhe ne të bëjmë punën tonë dhe ju të ruani pronën tuaj.'
Lajmi kryesor:
Zjarr në fshatrat e Delvinës, 110 forca në terren! Vatra aktive edhe në Selenicë dhe Vranisht të Himarës
G.K//ReportTv.al