Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë është shkaktuar nga temperaturat e larta bën me dije bashkia e Vlorës përmes një njoftimi për median.
Për shuarjen e flakëve janë angazhuar i gjithë Shtabi i Emergjencave pranë Bashkisë dhe Prefekturës së Qarkut Vlorë, duke përfshirë të gjithë stafin ndërmarrjes së Shërbimeve Publike dhe Ujësjellës-Kanalizime Vlorë.
Në njoftimin e bashkisë gjithashtu kërkohet nga të gjithë banorët të bëjnë kujdes gjatë ditëve në vijim duke u treguar vigjilentë. Ndërkohë burimet bëjnë me dije për Report TV se prokuroria ka nisur hetimet.
Njoftimi i bashkisë
Ditën e sotme për shkak të temperaturave të larta në fushën e grumbullimit të mbetjeve në Vlorë janë krijuar vatra zjarri.
Bashkia e Vlorës dëshiron t'ju informojë se aktualisht përveç Zjarrfikëses, është angazhuar i gjithë Shtabi i Emergjencave pranë Bashkisë dhe Prefekturës së Qarkut Vlorë, duke përfshirë të gjithë stafin ndërmarrjes së Shërbimeve Publike dhe Ujësjellës-Kanalizime Vlorë.
Kërkojmë nga të gjithë banorët të bëjnë kujdes gjatë ditëve në vijim duke u treguar vigjilentë.
Nëse konstatoni vatra zjarri, ju lutemi të telefononi menjëherë zjarrëfikësen në numrin e emergjencës 128.
Lajmi kryesor:
Tymi 'pushton' Vlorën, digjet fusha e grumbullimit të mbetjeve! Bashkia: Shkak temperaturat e larta! Ministria e Mbrojtjes çon 8 mjete: S'ka rrezik për banesat
S.G/ReportTv.al