Drejtor i Emergjencave Civile në Elbasan, Ndriçim Sinani, në një intervistë për Report Tv tha se situata tek zjarri në fushën e mbetjeve në landfillin e Elbasanit është e vështirë.
Ai tha se janë mbi 20 mjete të rënda që po punojnë për shuarjen e zjarrit ndërsa theksoi se s’ka rrezik për banesat.
‘Vijon që të jetë e njëjtë situata, zjarri ka përfshirë të gjithë sipërfaqen dhe janë mbi 20 mjete të rënda fadroma dhe eksklavator dhe 10 mjete zjarrfikëse, ku po hidhet zhavorr si edhe dhe. Situata vështirësohet nga era. Ne do të punojmë gjithë natën dhe nesër do të vijohet me eliminimin e plotë. Vatra është e thellë dhe temperaturat e larta në brendësi bëjnë që të riaktivizohet zjarri. Rreth 50 për qind e sipërfaqes është nën ndikim e zjarrit. Nëse nuk do kemi ndikimin e erës urojmë që të shuhet sot. Nuk kemi përhapje të zjarrit, por vetëm riaktivizim. Nuk ka rrezik për banesat’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Vijon zjarri në landfillin e mbetjeve në Elbasan, tymi i dendur mbulon zonën! 60 zjarrfikës në terren, Cara: Fikja e vështirë (VIDEO)
S.B/E.H/ReportTv.al
